Hadërgjonaj hero i ekipit të tij: Asiston në sekondat e fundit dhe i jep fitoren (Video)

Hadërgjonaj hero i ekipit të tij: Asiston në sekondat e fundit dhe i jep fitoren (Video)

Huddersfield Town ka korrur një fitore të jashtëzakonshme kundër Charltonit si mysafir në EFL Championship. 

Florent Hadërgjonaj u inkuadrua nga minuta e parë e ndeshjes, por në pozitën e krahut të majtë, aty ku fillimisht e kishte vendosur Bernard Challandes.

Te Huddersfield Town, Hadërgjonaj po luan edhe në pozitën e mesfushorit të krahut, një tjetër zbulim nga trajneri i Kombëtares së Kosovës.

Por, këtë natë Hadërgjonaj ishte absolutisht magjik. Huddersfield që ka pasur një start shumë të dobët të sezonit për herë të parë arrin të largohet nga pozitat që dërgojnë një ligë më poshtë, pas një asistimi shumë të bukur në sekondat e fundit të ndeshjes nga kosovari për Matty Dalyn që s’e kishte të zorshme ta gjente rrjetin.

Me këto tri pikë, Huddersfieldi arrin në kuotën e 21 pikëve në vendin e 19 në tabelë.

Kujtojmë që sonte luajti edhe ekipi i Aro Muriqit, Nottingham Forest, por portieri i Kosovës sërish mungoi. Forest arriti vetëm barazim me Middlesbrough-në.

Shpërndaje në: