Hadërgjonaj: Merituam tri pikët, ishte loja më e mirë ndaj Greqisë

Hadërgjonaj: Merituam tri pikët, ishte loja më e mirë ndaj Greqisë

Florent Hadërgjonaj është i bindur se skuadra e Kosovës meritoi tri pikët.

Lojtari ka thënë se skuadra luajti më mirë dhe Greqia shënoi me rastin e vetëm të krijuar, dhe dukej si ëndërr.

“Normalisht, sidomos që ishte hera e parë pas një kohe që kishte tifozë. U ndje atmosfera menjëherë, kur u bëmë 1:1 ishte e veçantë. Na kanë mungu tepër, nuk ishin shumë, por edhe në shtëpi, ishte e veçantë. Besoj që e merituam këtë barazim të merrnim një pikë”, tha Hadërgjonaj, përcjell Periskopi.

“Besoj që loja ka qenë, edhe pjesën e parë nuk kujtoj Greqinë të kishte një shans, as në pjesën e dytë. Dukej sikur ëndërr kur shënuan. Shkuam në pauzë, i thamë njëri tjetrit se kjo ndodh, por e dinim se mundemi dhe duhemi të bëjmë më shumë. Nuk iu kemi lënë grekëve shanse. Ishte loja më e mirë ndaj tyre. Merituam edhe tri pikët, por meqë barazuam në fund, e merituam”, shtoi mbrojtësi

“Kemi pas fazë të vështirë, sidomos pas ndeshjes ndaj Maqedonisë. Ishte një ëndërr e shuar dhe atmosfera ishte jo siç ishim mësuar. Tani kemi provuar të ndryshojmë edhe sistemin edhe mentalitetin. Të luajmë si ekip. Këtë e treguam besoj ndaj Greqisë. Ishte një hap tjetër përpara. Tani kemi drejtimin ndaj Spanjës. E dimë çfarë skuadre është, por me këtë mentalitet që kemi treguar shpresojmë në rezultat pozitiv”, ishin fjalët e Florentit.

Hadërgjonaj luajti në krahun e majtë të mbrojtjes, ku shpesh është aktivizuar me Kosovën. /Periskopi/

Shpërndaje në: