Hadërgjonaj mungon kundër Gjeorgjisë sonte por ka disa fjalë për ‘Dardanët’

Hadërgjonaj mungon kundër Gjeorgjisë sonte por ka disa fjalë për ‘Dardanët’

Florent Hadërgjonaj nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e Kosovës kundër Gjeorgjisë.

Mbrojtësi ka mbushur numrin e kartonëve, më ndëshkimin që mori në ndeshje ndaj Suedisë.

Por Hadërgjonaj i ka uruar fat bashkëlojtarët për këtë përballje.

“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë”.

“Forca Kosova”, ka shkruar ai.

Kosova deri më tani ka 4 pikë, ndërsa kërkon që këto kualifikime t’i mbyll në vendin e tretë.

Shpërndaje në: