Hadergjonaj mungon sonte, mbështetë Kosovën përmes Facebook-ut

Hadergjonaj mungon sonte, mbështetë Kosovën përmes Facebook-ut

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka bërë një postim në Facebook, para ndeshjes Kosovë –Gjeorgji.

Mbrojtësi i krahut do të mungojë në këtë ndeshje, si pasojë e suspendimit nga kartonët e verdhë.

Por, përkundër faktit që nuk është me grupin, ai ka uruar shokët për një fitore sonte në ‘Fadil Vokrri’.

“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova”, ka shkruar Hadergjonaj, përcjell Periskopi.

Kosova dhe Gjeorgjia përballen me fillim nga ora 20:45. Ndeshjen mund ta ndiqni në RTK 1. /Periskopi/

Shpërndaje në: