Hajdari: Me këqyrë hollë e hollë, Kurti mundet me qenë dezertor i luftës

Hajdari: Me këqyrë hollë e hollë, Kurti mundet me qenë dezertor i luftës

Enver Hajdari nga OVL-UÇK, thotë se kryeministri Albin Kurti, mund të jetë dezertor i luftës. Në emisionin Pressing në T7, ai tha se i pari i qeverisë, u dorëhoq nga UÇK para se të burgosej.

“Albin Kurti gabimin e parë e ka bërë kur e ka mbush aplikacionin sepse nuk është veteran, është veteran i rrejshëm”, tha Hajdari.

“Ka dhënë dorëheqje prej UÇK’së para se me u burgos”, shpjegoi ai.

“Bile, bile me lypë holl, Kurti mundet me qenë edhe dezertor i luftës”, shtoi Hajdari.

Ai kritikoi qasjen e Kurtit ndaj kategorive të dala nga lufta e UÇK’së.

“Qysh mundet me mëndu mirë për veteranët kur thirret në veteranë të rrejshëm”, pyeti ai.

“Qëllimi ka qenë me trazu këtë vend, me ja shti fitilin veteranëve edhe gati qe ku erdhëm. Kur të gjithë mekanizmat i ka edhe thotë “ule, zgjidhe e trajtoje veteranin””, tha Hajdari.

Shpërndaje në: