‘Hajde në studio të testojmë a di shkrim e lexim’, Bahtiri nervozohet keq me Kajtazin

‘Hajde në studio të testojmë a di shkrim e lexim’, Bahtiri nervozohet keq me Kajtazin

Një përplasje mes kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe analistit Vehbi Kajtazi ka ndodhur sonte në Debat Plus, transmeton Periskopi.

Pasi Kajtazi ia bëri pyetjen se a është e vërtetë ajo që ka thënë Fatmir Hasani se ‘Agim Bahtiri është analfabet’, Bahtiri u lëshua në akuza ndaj tij.

‘’Unë po du me t;kallxu ty dicka. Ti po paguhesh nga agjentët rusë për të njollosur figurat publike. Një meaxheri me i thënë dikujt analfabet, është turpi më i madh. Ai nuk është bash kërkushi e dijnë të gjithë kush është ai’’, tha Bahtiri për Fatir Hasanin, aktivist i VV’së.

‘’ Hajde në studio të testojmë a din shkrim e lexim.’’, tha Kajtazi.

‘’ Në sa gjuhë po don me të bë shkrim e lexim ty. Ti je i paguar nga agjentët rusë. Ke problem me vetveten dhe dëshiron ta shantazhosh Albin Kurtin dhe Agim Bahtirin’’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: