Hajduti falënderon Stefano Piolin për medaljen që ia vodhi

Hajduti falënderon Stefano Piolin për medaljen që ia vodhi

Nuk i ka rezistuar tundimit personi që vodhi medaljen e Stefano Piolit. Ai edhe pse me identitet të rremë publikoi medaljen e vjedhur në rrjetet sociale ku shkruan “faleminderit Pioli”.

Ishte vetë trajneri që pak orë pas shpalljes kampion deklaroi në mediat italiane se ia kishin hequr nga qafa medaljen madje bëri thirrje t’ia kthenin.

Ndërkohë, Liga e Serie A reagoi menjëherë duke qetësuar trajnerin ndërsa tashmë policia do të vihet në lëvizje për të identifikuar hajdutin.

Shpërndaje në: