Haki Abazi: Asociacioni është bërë lak në fytin e Kosovës

Haki Abazi: Asociacioni është bërë lak në fytin e Kosovës

Deputeti i VV’së, Haki Abazi ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ku hyn edhe formimi i Asociacionit, është bërë lak në fytin e Kosovës.

Abazi në emisionin ‘dPt te Fidani’  tha se Serbia ani pse nuk ka vënë sanksione kundër Rusisë, ka gjetë një lloj mirëkuptimi te ndërkombëtarët, ndërsa thotë se presioni është shtuar te Kosova.

“Është fatkeqësi që është nënshkru ajo marrëveshje. Asociacioni është bërë kurthi, laku në fytin e Kosovës.

Një Serbi e cila nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë ka gjetë një lloj mirëkuptimi te ndërkombëtarët, dhe presioni është kthyer te Kosova”, tha Abazi.

 

Shpërndaje në: