Haki Abazi fajëson qeverisjet e kaluara për mos njohjet e dështimet në diplomaci të Qeverisë Kurti për 1 vit

Haki Abazi fajëson qeverisjet e kaluara për mos njohjet e dështimet në diplomaci të Qeverisë Kurti për 1 vit

Haki Abazi, deputet i Vetëvendosjes ka nisur me akuza në seancën ku po diskutohet politika e jashtme e Kosovës, transmeton Periskopi.

Ai ka atakuar PDK’në e duke lënë fajin tek qeverisjet e kaluara për njohjet.

‘’Njerëzit që janë në listë të zezë të Amerikës s’janë të Vetëvendosjes, por njerëz të PDK’së. Ju e dini kush’’.

Pastaj pati reagime nga PDK, kush, kush?

‘Ju i keni futë në problematikë njohjet, i keni futë në pritje, duke bërë lobim të abuar. Kjo është arsyeja pse jemi në situatën ku jemi. Duhet të rindërtohen marrëdhëniet e reja.’’, shtoi Abazi.

‘’Kur dilni këtu në këtë foltore, keni kujdes mos jepni informacion që nivele të dnryshme i bëjnë për ta sabotuar Qeverinë. Puna po ecen jashtëzakonisht mirë. Por duhet bërë spastrime.’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: