Haki Abazi i VV-së akuzon dikë se po shet troje, përmend “pazare” dhe “arë me sy”

Haki Abazi i VV-së akuzon dikë se po shet troje, përmend “pazare” dhe “arë me sy”

Ish njeriu i dytë në Qeverinë Kurti, Haki Abazi – që u akuzua sot se bënte shpifje vetëm që të dilte në media – ka bërë një tjetër akuzë për “pazare” edhe pse nuk dihet se me çfarë zhvillimi politik e lidhë atë.

Ai e nis statusin e tij në Facebook me fjalët “tani besoj është e qartë” por nuk lë të kuptohet se çka saktësisht është e qartë.

Abazi e lidh “atë që beson se është e qartë” me rrëzimin e Qeverisë Kurti, ndërsa zbardh paksa atë që “beson se është e qartë” duke folur për “pazaret me fatin e shqiptarëve, trojet ku jetojmë, shekullin e shqiptarëve”, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse z.Abazi po akuzon ndonjë politikan se po shet trojet ku jetojmë, se po bën pazar me fatin e shqiptarëve në përgjithësi apo se po shet shekullin e shqiptarëve.

Në këtë status ai ka përmendur terme si “troje”, “pazare”, “shekull i shqiptarëve”, “arësye” (nuk dihet nëse po flet për arë me sy apo për arsye që shkruhet pa “ë” në mes).

Në fund, për t’i dhënë paksa kuptim reagimit të tij, ai shkruan që “krimet e Serbisë nuk mund të falen as pas 100 viteve.”

Statusi i plotë dhe i paredaktuar:

Tani besoj është e qartë se me çfarë sikleti kanë qenë dhe për çfarë arësye e kanë rrëzuar qeverinë Kurti. Me LVV nuk ka pazare me fatin e Shqiptarëve e as trojeve ku jetojmë, ky është shekulli i shqiptarëve dhe jo politikanëve të korruptuar e as oligarkisë të lidhur me politikën varfëruese.

Krimet e Serbisë nuk mund të falen jo pas 20 viteve por as pas 100 viteve.

#Zgjedhje dhe jo pazare!

Shpërndaje në: