Haki Abazi krahason vendimin e Kushtetueses me sulmet e ushtrisë serbe në Kosovë

Haki Abazi krahason vendimin e Kushtetueses me sulmet e ushtrisë serbe në Kosovë

Haki Abazi ka krahasuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese me sulmet e ushtrisë serbe ndaj Kosovës.

“Zoti Franko ne kemi një histori më 1989 kur Serbia me tankse dhe ushtrinë e policinë erdhi ta suprimojë Kushtetutën e 1974-tës .Qytetarët kanë mbrojtur atë Kushtetutë, nga 1997 tentoi që ta pastrojë etnikisht Kosovën, prapë me tankse paramilitare. Unë mendoj që mbrëmë në orët e vona është bërë një atak mbi kushtetueshmërine e vendit tonë dhe ky sulm mbi kushtetueshmërinë na përkujton tendencën që qytetarët dhe shoqëria kosovare të zhveshet nga aspekti institucional e shtetëror”, thotë Abazi në intervistën e mëposhtme, pjesën të cilën mund ta dëgjoni nga minuta 13-të”

Abazhi në Balkan Talks ka thënë se ‘Gjykata Kushtetuese tregoi se është e kapur’

“Ne prisnin që të vendosej për zgjedhje të reja, duke e kthyer vendimmarrjen tek sovrani, meqenëse kishte një mocion mosbesimi në Parlament. Me vendimin e mbrëmshëm, si shumë institucione të tjera të Kosovës, tregoi se është e kapur, e ndikuar politikisht dhe ka vepruar në favor të kthimi të fuqisë politike tek një regjim i vjetër”, u shpreh Abazi.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta pranojë vendimin e institucionit më të lart Kushtetues në Kosovë, zv.kryeministri u përgjigj se do ta pranojnë por nuk pajtohen me këtë vendim.

“Pranueshmëria është një gjë, ndërsa pajtimi me vendimin e gjykatës e kemi bërë publike. Do të vazhdojmë të themi se Gjykata Kushtetuese e ka de legjitimuar veten duke bërë një pamflet politik dhe jo një interpretim të procesit ku gjendet Kosova”, tha ai.

 

Shpërndaje në: