Haki Abazi: Si mund t’i besohet drejtësisë kosovare kur asnjë vrasje politike nuk është zbuluar ende

Haki Abazi: Si mund t’i besohet drejtësisë kosovare kur asnjë vrasje politike nuk është zbuluar ende

Abazi thotë se këtij sistemi të drejtësisë nuk mund t’i besohet, kur asnjë vrasje e rëndë politike nuk është zbuluar deri më tani, transmeton Periskopi.

Ai thotë se për t’iu kthyer besimi institucioneve të drejtësisë duhet të shkarkohen zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e ministri MPB-së, Skënder Hyseni.

Komenti i tij plotë:

Kush beson ne sistemin e dejtesise kur asnje vrasje e rende politike nuk eshte zbuluar deri tani, kur vrasja e Dino Hasanajt konsiderohet vetvrasje, vjedhjet ne dhomen e hetimeve nuk zbulohen, dhe jave kaluan e tani sikur eshte suspenduar pergjgjesi per burgun ne te cilin vdiq Astriti. Hajgare i thojne kesaj pune.

Sistemi i drejtesise perfshine edhe policine qe mori levdata nga i ashtuquajturi president dhe ashtuquajturi kryeminister. Kryeprokurori nuk eshte i sigurt ne shtepine tij e lere me te vendose qe te perndjek krimin organizuar dhe korrupcionin e larte. Kjo eshte aresyja pse nuk hiqen vizat dhe kjo eshte aresyja qe jetohet ne fukarllak.

Per me fillu cfaredo mirebesimi atehere Kuqi, Hoxha dhe Hyseni duhet me urgjence me u largu prej pozitave qeveritare. Keshtu edhe merret pergjgjesia edhe perckatohet standardi qe nuk eshte pozita shtetrore privilegj por eshte pergjegjesi.

Populli thoshte: “me ba e ben po me mbajte eshte zor” As nuk u bene e as nuk po mbahet.

Shpërndaje në: