Haki Abazi thotë se Modeli i dy Gjermanive është i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit

Haki Abazi thotë se Modeli i dy Gjermanive është i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur për marrëveshjen e përfolur sipas modelit të dy gjermanive.

Abazi ka thënë se ky lloj modeli është i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Serbisë.

“Marrëveshja sipas modelit të dy Gjermanive është model i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit. Ky propozim në thelb është gabim dhe i papranueshëm”, ka shkruar Abazi.

Sipas tij, Kosova mund të pranojë këtë model në raport me Shqipërinë me perspektivën e bashkimit me Shqipërinë si kundërpërgjigjëje ndaj sabotimit të Serbisë dhe shtrirjes së influencës Ruse dhe Kineze në Balkan por asesi në raport me Serbinë.

“Pavarësia e Kosovës është projekt i kompromisit për Paqe dhe jo falje ndaj Serbisë dhe krimeve që ajo ka bërë mbi shqiptarët në më shumë se dy shekuj radhazi”, shkroi Abazi.

Shpërndaje në: