Haki Abazi thotë se ndryshimi po pengohet nga zhgënjimi qytetar që po vjen nga një “sens urgjence”

Haki Abazi thotë se ndryshimi po pengohet nga zhgënjimi qytetar që po vjen nga një “sens urgjence”

Deputet Haki Abazi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook si refleksion për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Abazi kërkon ndryshim edhe në “sferën e mediave” dhe të Organizatave Joqeveritare, duke përmendur konkretisht “llojin e debatit që zhvillohet duke ndihmuar progresin e gjithmbarshëm.”

Duket që z. Abazi nuk është edhe aq i kënaqur me shërbimin që po i ofrohet nga sfera mediale në vend, përcjell Periskopi.

Edhe pse i takon një subjekti politik që ka shtënë në dorë krejt pushtetin institucional, ai thotë se mund të ketë ende “pengesa për progres”. Por, kush janë ato?

“Stërkeqja dhe ndërskamcat që vendosen me qëllim të krijimit të sensit të urgjencës që të shkaktohet zhgënjim dhe të pengohet evolucioni politik.” – thotë Abazi.

Pra, nga kjo kuptojmë se Haki Abazi tashmë ka frikë nga zhgënjimi qytetar që mund të prodhojë një qeveri e keqe nga Vetëvendosje.

Statusi i plotë:

Ndryshimi ka ndodhur në sferën e strukturës politike dhe rezultatet duhet të pritën ashtu siç ka nevojë për filtrim bazuar në dije dhe rezultate individuale përfshirë edhe qendrimet në çështje të caktuara specifike.

Ndryshimi duhet të ndodhë edhe në sferën e mediave dhe OJQ, përkatësisht në llojin e debatit që zhvillohet duke i ndihmuar progresit të gjithëmbarshëm. Pengesa e vetme për progres mund të jetë stërkeqja dhe ndërskamcat që vendosen me qëllim të krijimit të sensit të urgjencës  që të shkaktohet zhgënjim dhe të pengohet evolucioni politik. Përtej zhurmës shurdhuese të atyre që as nuk e donin ndryshimin dhe ishin pjesë e një etape dy dekadshe që ka përfunduar. Kjo që ka filluar nuk mund të jetë mjaltë sepse është një grumbull, mal me të këqija që janë shtresuar e vazhdojnë të transformohen në klimën e re të krijuar. Shansi është i madh, më i madh se pritjet që kemi, por duhet punë dhe dije, dhe largim nga metodat dhe mendêsia e kaluar. Mospajtimi konstruktiv, debati për çështjet dhe thellimi në ide e praktika të progresit duhet konsideruar vlerë e kontribut i domosdoshëm.

Kryqëzimi i individëve dhe emrave është formë e frikës nga e vërteta dhe fakti. Këtu nevojitet gjykata dhe ligji i drejtë dhe funksional.

Shpërndaje në: