Haki Abazi zi e terr për strategjinë e Kurtit në energji

Haki Abazi zi e terr për strategjinë e Kurtit në energji

Deputeti nga rashë e VV’së Haki Abazi, ka shprehur disa nga pakënaqësitë brenda partisë së tij, ku përmend edhe  strategjinë për energji elektrike, përcjell Periskopi.

Sipas Abazit nuk ka ndërruar strategjia p’r energji elekrtike në 20 vitet e fundit, ndonëse partia në pushtet aludon se po e bën të kundërtën.

Për më shumë citati nga konferenca:

“Puna për energji, mund të flas me orë të tëra, nuk kam folur për çështjen e energjisë. Mendoj që duhet ta tejkalojmë çështjen e  problemit  të 20 vjeqarit energjetik edhe të fokusohemi për të tashmen. Unë mund të them para jush që strategjia që është përgatitur për energjinë është një përsëritje me ndryshim të vendeve të togfjalëshve të 20 viteve të fundit. Kjo draft strategji që është diskutuar në publik e ka kryefjalën me ndërtimin e kapaciteteve të reja me qymyr, është në kundërshtim me trendet e së gjelbërtes evropiane”, tha Abazi në konferencë/Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: