Hakiabazët: Haki Abazi i VV-së e mposht Haki Abazin e PLE-së bindshëm

Hakiabazët: Haki Abazi i VV-së e mposht Haki Abazin e PLE-së bindshëm

Haki Abazi ka marrë rezultat dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi që edhe pse ndër njerëzit më të zëshëm të VV-së në vitin 2020, i mori vetëm 7627 vota nga mbi 438 mijë që i mori partia. Por, ka një lajm të mirë.

Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin interesante sepse në to morën pjesë dy kandidatë me emër dhe mbiemër të njëjtë: Haki Abazi.

Votuesit kosovarë mund të ankoheshin se nuk kishin asnjë Albin Kurt, Hashim Thaç, Rexhep Selim apo Kadri Vesel në listat e kandidatëve, por nuk mund të ankoheshin për mungesën e Haki Abazit. Ata i kishin dy Hakiabazë për të zgjedhur nëse rastësisht do të kishin krijuar ndonjë fetish për emrin dhe mbiemrin e tij.

Por, kush e fitoi garën e brendshme paralele ndërmjet dy Haki Abazëve?

Dhe ky është lajmi i mirë për ish zv.kryeministrin e Kosovës në Qeverinë Kurti 1. Haki Abazi e fitoi këtë garë, e madje bindshëm.

Ai mund të ishte i fundit mes 58 deputetëve të Vetëvendosjes, por në bazë të rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja, doli bindshëm i pari.

Haki Abazi i VV-së i ka fituar 7627 vota, ndërsa Haki Abazi i Partisë Liberale Egjiptiane i ka fituar vetëm 35 vota. /Periskopi

Shpërndaje në: