Hakmarrja fisnore: Gra shtatzëna e fëmijë të vrarë në një masakër mizore

Hakmarrja fisnore: Gra shtatzëna e fëmijë të vrarë në një masakër mizore

Fëmijë dhe gra shtatzëna janë në mesin e të vrarëve në një masakër fisnore në Papua New Gunea.

Të paktën 24 njerëz janë konfirmuar si të vdekur në dhunën brutale mes fiseve rivale në ditët e fundit në provincën e Helas. Disa raporte thonë se ka edhe më shumë të vdekur.

Kryeministri James Marape e ka quajtur lajmin si “një prej ditëve më të trishtueshme të jetës sime,” duke premtuar më pas se do të ndiqte dhunuesit, përkthen Periskopi nga BBC.

Kjo është një prej shpërthimeve më të mëdha të dhunës mes fiseve në Papua New Guinea për vite më radhë.

“Është një histori shumë e dhimbshme,” tha guvernatori i Helas, Philip Undialu për agjencinë Reuters, duke shpjeguar se vrasjet ishin pjesë e një konflikti që kishte vite të tëra që vazhdonte.

“Është hakmarrje për një sulm të mëparshëm. Të dyja sulmet ishin bërë në komunitetin e pafajshëm ku njerëzit nuk e prisnin dhe të gjithë ne jemi në gjendje shoku.”

Autoritetet thanë se rajoni për vite me radhë ka pasur dhunë të tmerrshme. /Periskopi

Shpërndaje në: