Hakon kompjuterët e NASA’s, publikon dokumente për jashtëtokësorët (Video)

Hakon kompjuterët e NASA’s, publikon dokumente për jashtëtokësorët (Video)

Në mes të shkurtit të vitit 2001 dhe marsit 2002, Gary McKinnon nga Londra Veriore, duke kërkuar dëshmi të shtypjes së lirë të energjisë, një mbulim të aktivitetit UFO’ve dhe teknologjive të tjera potencialisht të dobishme për publikun, i ka hakuar 16 kompjuterë të NASA’s dhe dhjetëra të ushtrisë amerikane, forcave ajrore, dhe kompjuterët e Departamentit të Mbrojtjes.

Amerikanët besonin se ai kishte shkaktuar dëme kompjuterike në vlerë prej 800,000 dollarëve midis vitit 2001 dhe 2002, raporton “Anonews”, transmeton Periskopi.

Më 16 tetor 2012, pas një sërë procedimesh ligjore në Britani, sekretarja e brendshme Theresa Maj urdhëroi që McKinon të mos dërgohet në SHBA.

Ajo mori këtë vendim duke u bazuar në të drejtat e njeriut për shkak të raporteve mjekësore duke e paralajmëruar se McKinon, i cili ka sinfromën Asperger dhe i cili vuan nga sëmundje depresive mund të vriste veten nëse dërgohet për t’u gjykuar në SHBA.

https://www.youtube.com/watch?v=hlMSd_rtszs

Por çfarë bëri McKinnon?

McKinnon kishte dëgjuar që informacioni për ekzistencën e vizitave jashtëtokësore i ishte fshehur publikut dhe se imazhet nga hapësira po ndryshoheshin në qendrën e NASA’s.

Kur ai hakoi sistemet e “Johnson”, gjeti një imazh të një objekti të madh mbi hemisferën veriore.

Kur hyri në sistemet e Komandës së Hapësirës së SHBA’së, gjeti një regjistër që rendiste zyrtarët jashtëtokësor… të cilët besonin se ishte provë se ushtria amerikane kishte një batalion të fshehtë në hapësirë./Periskopi/

Shpërndaje në: