Halimi: Kurti po i thotë jo garantit të lirisë sonë

Halimi: Kurti po i thotë jo garantit të lirisë sonë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për moskoordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjet e Kosovës.

Sipas Halimit, Kurti për shkak se është peng i së kaluarës së tij etnonacionaliste po e rrezikon të ardhmen e vendit dhe popullit të tij.

“Sot, një kryeministër i zgjedhur i Kosovës po i thotë jo garantit të lirisë sonë! Për shkak se është peng i të kaluarës së tij etnonacionaliste, ai po e rrezikon të ardhmen e vendit dhe popullit të tij!?”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Tutje ajo tha se pa Amerikën s’do të kishte demokraci në Kosovë e as anëtarësim në NATO dhe BE.

Sipas saj, Kosova është ndër pak shtetet e ndëshkuara.

“Amerika që kur hapi Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, më 1996 i ka qëndruar në krah Kosovës, me të gjitha mjetet dhe resurset. Me Amerikën u arrit Marrëveshja e Rambouillet më 1999 dhe Serbia u ndëshkua me Tomahaëk. Me Amerikën Procesi i Vjenës kulmoi me Paketën Ahtisaari që e çoi Kosovën në 17 shkurtin e vitit 2008. Me Amerikën u konfirmua pavarësia në GjND më 2012. Me Amerikën fituam ushtrinë kombëtare më 2017. “, tha Halimi.

“Jemi në rrugë për t’u bërë një nga kombet transatlantike. Pa Amerikën nuk do të jemi as demokraci, as anëtare në NATO dhe as në BE. Jemi ndër fare pak vende të ndëshkuara. Për kë bien kambanat?”, shtoi ajo.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: