Halimi: Nëse VV e largon nga diskursi përdorimin “20 vjet”, ka mundësi me mendu për të ardhmen

Halimi: Nëse VV e largon nga diskursi përdorimin “20 vjet”, ka mundësi me mendu për të ardhmen

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka shprehur pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti, i cili pas çdo çështje thotë se problemi është në qeverisjet e kaluara që kanë udhëhequr me vendin.

Ajo thotë se vetëm kur Qeveria e largon nga diskursi përdorimin e termit ‘20 vjet’, atëherë mund të pritet ndryshime në të ardhmen.

“Nëse partia në pushtet do të largojë nga diskursi përdorimin e “20 vjet” besoj që do të ketë mundësinë të mendoj për të tashmen e të ardhmen e qytetarëve të vet!”, ka shkruar ajo, transmeton Periskopi.

Ndryshe, Kurti dje në konferencë tha se faji për krizën e tanishme me energji elektrike është i qeverive të kaluara, pasi që nuk është investuar në ’20 vjet’ e fundit./Periskopi/

Shpërndaje në: