Halimi pas fjalëve kontroverse të ministër Muratit: VV sa ishte në opozitë përkrahte sindikatat

Halimi pas fjalëve kontroverse të ministër Muratit: VV sa ishte në opozitë përkrahte sindikatat

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Sibel Halimi, i ka folur Periskopit pas deklaratave kontroverse të ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për sindikalistët kosovarë.

Murati që po përballet me trysni të madhe sindikale, u shpreh pa dhënë asnjë provë se sindikatat ishin “shumë të kapura”.

Halimi nga LDK ka kërkuar që Qeveria “të ndryshojë qasjen ndaj trajtimit të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës” në një përgjigje për Periskopin.

“Deklaratat që çdo çështje t`i mbuloj me sintagmën “si të kapura” nuk dërgon askund tjetër pos mbyllje sysh ndaj kërkesave dhe pakënaqësive eventuale të shprehura. Është paradoksale të kuptohet një diskurs i tillë ndaj sindikatave për faktin, se derisa VV ishte në opozitë, çdo pakënaqësi të shpërfaqur nga sindikatat i dilnin në krahë, për derisa tani këtyre mekanizmave i duhet përkrahja reale, stigmatizohen me “të kapura”.” – është shprehur znj. Halimi më tej.

Ajo ka kërkuar që sindikatat kosovare të lihen të funksionojnë në mënyrë të pavarur.

“Çdo ndërhyrje, qoftë direkte ose indirekte ndaj sindikatave nga institucionet qeveritare është e dëmshme dhe nuk duhet lejuar!” – ka përfunduar fjalën e saj Halimi. /Periskopi

Shpërndaje në: