Halimi: Pushteti i cili merret me mediat e i linçon gazetarët shpërfaq frikë në qeverisje

Halimi: Pushteti i cili merret me mediat e i linçon gazetarët shpërfaq frikë në qeverisje

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas linqimit që ka bërë deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba, ndaj Televizionit 7 dhe Gazetës Express.

Halimi thotë se kjo video me përmbajtje poshtëruese nga pushteti që linçon gazetarët dhe mediat, shpërfaq vetëm frikë në qeverisje.

“Në një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët do të duhej të informohen me atë së çfarë ndryshimi ka sjell ky pushtet, ndërsa ne jemi duke u maltretuar nga video me përmbajtje poshtëruese”

“Përgatitja e videomontazhit që synon denigrimin e dy gazetarëve, e papranueshme. Qasja e kësaj partie karshi mediave dhe propagandimin ndaj kujtdo që nuk i përshtatet diktatit të tyre duhet të marrë fund!”, ka shkruar Sibel Halimi.

Kujtojmë se deputeti i partisë në pushtet, Vetëvendosje, Sali Zyba, ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook, një videomontazh ku paraqet kryeredaktorin e televizionit T7, Arsim Lani dhe drejtorin e T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki duke prezantuar emisione të ndara të vitit 2016 dhe 2022 me mbishkrimin “E njëjta luftë e UÇK-së, i njëjti medium”.

 

Shpërndaje në: