Halimi vizitoi Spitalin e Ferizajt

Halimi vizitoi Spitalin e Ferizajt

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, ka vizituar sot spitalin në këtë komunë, me ç’rast vlerësoi lart punën e stafit shëndetësor, kryesisht në përballjen me pandeminë COVID-19.

“Stafi dhe menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt, në këtë periudhë të jashtëzakonshme me të cilën po përballen me COVID-19, po mundohen me të gjitha kapacitetet e tyre ta menaxhojnë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Halimi.

Ndër të tjera, ajo theksoi se mungesa e hapësirës si rrjedhojë e vonesave të mëdha, neglizhencës institucionale dhe lojërave politike në nivel lokal për ndërtimin e spitalit e ka vështirësuar tejmase punën e stafit shëndetësor.

“Ne do ta bëjmë të pamundurën në kuadër të mundësive ligjore, për përfundimin sa më të shpejtë të spitalit në Ferizaj”, tha Halimi.

 

Shpërndaje në: