Haliti: Donika Gërvalla s’ka naj ndikim as në politikat e brendshme e as në ato të jashtme

Haliti: Donika Gërvalla s’ka naj ndikim as në politikat e  brendshme e as në ato të jashtme

Anëtari i komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti në një intervistë për Periskopin ka theksuar se ministrja Donika Gërvalla nuk ka ndonjë ndikim, as në politikë të brendshme as në atë të jashtme.

Madje ai thotë, se Kosova realisht s’ka fare politikë të jashtme shtetërore.

‘’Kosova është vend i vogël, zonja ministre Gërvalla nuk ka naj ndikim në politikat as të brendshme shtetërore, e as në politikat ndërkombëtare, të jashtme. Realisht ne s’kemi politkë të jashtme shtetërore, të përcaktuar dhe të paracaktuar dhe të miratuar, e cila pastaj i jep mundësi komisionit dhe paralementit për të gjykuar dhe kritikuar e për të mos mbështetë. Politikat në ministrinë e Punëve të Jashtme, në të gjitha pa përjashtim, kanë bërë politika personale, ditore për interesa elektorale më shumë. Edhe kanë kryer detyrat e tyre. AJo që ka rënë në sy është ndërrimet nëpër ambasada të Kosovës.’’, ka thënë Haliti.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.

 

 

Shpërndaje në: