Haliti: Kurti goditi pensionistët, Qeveria të sigurojë vaksina – qytetarët po shkojnë në Nish e Beograd për vaksinim

Haliti: Kurti goditi pensionistët, Qeveria të sigurojë vaksina – qytetarët po shkojnë në Nish e Beograd për vaksinim

Xhavit Haliti, deputeti më i përfolur i opozitës, i cili e votoi kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe në votën e të cilit – Qeveria Kurti – llogariti edhe për votën pro Presidentes, në një bisedë për Periskopin, ka folur refuzimin e Kurtit rreth vaksinave nga Shqipëria, uljen e shtesave të pensionistëve, ikjen e deputetes Adelina Grainca nga PDK…

                                                                                     INTERVISTA                         

Persikopi: Si e shihni vendimin e fundit te qeverisë Kurti për uljen e shtesave të pensioneve?

Xhavit Haliti: Unë nuk e kam parë vendimin, por mendoj që goditja e pensionistëve është në këtë variant, është gabim, sepse po besoj që nuk kanë farë pagash që mund ta shqetësojnë opinionin dhe as nuk mund ta godasin buxhetin e Kosovës, problemi është që më mirë është naj variant tjetër, që kontrollon ata që bëjnë evazion fiskal se sa m e i godit pensionistët, se nashta për 20 euro që ua ka heq nga paga e tyre, mund të mbesin pa ilaçe dhe mund të kenë pasoja edhe për jetën. E konsideroj si vendim të gabueshëm dhe mendoj që do të duhej ta ndryshoj atë vendim.

Periskopi: Komenti i Xhavit Halitit për mungesën e vaksinave?

Çështja e vaksinave është problem në veti, nuk është problem i vetëm zotëri Vitia. Ne kemi pasë në qoftë se ju referohemi të dhënave, dhe deklaratave të ministrave të mëparshëm të gjithë janë zotuar, ose kanë thënë i kemi të sigluara, bile – bile kanë thënë që i kemi të sigluara me i marrë para të gjithëve në Ballkan. Është problem në veti edhe i raporteve por edhe i statusit të Kosovës në këtë rast. Sidoqoftë në qoftë se këta vazhdojnë të presin që Kosovës dikush të ia falë vaksinat e të mos i blejmë atëherë është një problem i madh për qytetarët e Kosovës, ku për çdo ditë po rritet numri i të infektuarve janë dy variante, përmes  të cilave mund të futen  në sistemet përkatëse për blerjen e vaksinave, në qoftë se s’ka pare shteti hajde ta shpallim një hua popullore, ose ta hapim një fond për me ble vaksinat. Unë besoj që shteti ka me i ble 2 milionë vaksina edhe mi vaksinu krejt qytetarët e Kosovës. E kanë plotësisht gabim këtë pritjen që mos një nga kompanitë ose nga vendet mike të Kosovës do t’i falin vaksina. Çdo njeri prej nesh e din që plot qytetarë te Kosovës shkojnë edhe në Nish edhe në Beograd për të marr vaksinën.

Periskopi: Si e komentoni refuzimin qe Kryeministri Kurti ia bëri vaksinave kineze që Kryeministri Edi Rama ia ofroi Kosovës?

 

Xhavit Haliti: I kemi ndalur qytetarët e Kosovës me marr vaksina të cilat na i ka ofru shteti shqiptar për tu vaksinu njëjtë sikurse qytetarët e Shqipërisë, ky veprim mendoj që ka qenë shumë i gabueshëm i zotëri Kurtit, që në emër të një kapriçeve, ndoshta  më shumë, për ta goditur politikën aktuale në Shqipëri ka ndalu që të vaksinohen.

Periskopi: Atëherë, si e shihni menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti?

Xhavit Haliti: Ça ka mu menaxhu pandemia, duhet mu vaksinu qytetarët, nuk mujmë me metë ne si qytetarë të rangut fundit në Evropë për të cilët herë i lirojnë me dalë nëpër kafe dhe herë ua ndalojnë. Shtet e Evropës një pjesë e madhe që kanë pothuajse një vit gjendje të jashtëzakonshme  dhe e kanë stabilizu përmes vaksinimit, jo përmes mbylljes së qytetarëve.

Periskopi: Komenti i Halitit për qëndrimin e Kurtit karshi dialogut?

Xhavit Haliti: Tani mundësitë për të marrë pjesë në dialog janë të ndryshme, dialogu dhe të jetë pas debatit me monolog, duhet të bisedojmë të shohim, kërkesat që ka BE edhe SHBA, dhe të shohim rreth një marrëveshje të mundshme. Në qoftë se s’ka mundësi për një marrëveshje atëherë duhet të merremi vesh të gjithë s’po e akuzojmë askënd që po gabon, por nëse ka mundësi marrëveshje, është mirë që të jemi të gjithë dakord që të mos ketë në këtë proces atdhetar dhe tradhtar, por të ketë një proces normal të domosdoshëm, i cili krijon mundësi qytetarëve të Kosovës me u integru në BE. Ne e dimë saktë se pa një marrëveshje e cila ndoshta, – pa një marrëveshje Kosova ka me mbetë mbrapa, Serbia ka më mbetë mbrapa, Ballkani ka me mbet mbrapa, kështu që ne duhet me bisedu me shku në bisedim, mos me shitë patriotizëm para mediave kur dalim nga bisedimet por me u shfaq me argumentet tona të arsyeshëm.

Periskopi: Largimi i deputetes Adelina Grainca nga PDK. Së fundmi, u shfaqën disa grafite ofenduese që u tha se ishin në muret e shtëpisë së saj. Për këtë u akuzua edhe PDK, edhe VV?

Xhavit Haliti: Unë nuk do të fute në detaje, deri më tash nuk kam dëgjuar që ka të dhëna të sakta se kush i ka bërë, ne mund të themi që i ka bërë VV për të akuzuar PDK dhe VV mund të thotë që PDK, problemi është krejt niveli kulturor i politikës që kemi në vend. Është krejt normal me pasë një hidhërim tek ajo vajza që ka votuar në kundërshtim me vendimin që ka pasur PDK por mendoj që ato që janë shkrua në mure të shpisë së saj ose të prindit saj janë veprime të ulta kushdo që i ka bërë.

Xhavit Haliti: Moralisht si politikane kur ka mospajtime me partinë, me qenë diku tjetër do të duhej me dorëzu, por kemi praktika të shumta edhe në botë edhe në Kuvendin e Kosovës, ku deputete kanë votuar ndryshe nga partia. Ajo vendos se a do të jap dorëheqje a jo, nuk e besoj që ajo do ta merr një vendim të tillë që të jap dorëheqje nga deputetja, normal që PDK i ka ardhë vështirë dhe i ka ardhë keq krejt ajo çka ka ndodhë. Nuk kam koment në këtë aspekt, sepse asniherë në Kosovës askush nuk e ka dorëzuar mandatin, kemi raste mjaftë që kanë dalë nga grup parlamentar ju kanë bashku nië grupi tjetër, praktikat e që kemi deri më tani kanë qenë të tilla./B.Hoti/Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: