Haliti: Njëri pa epitafin në varr ‘Këtu pushon politikani i ndershëm’ – tha mos janë dy, se politikan dhe i ndershëm s’ka

Haliti: Njëri pa epitafin në varr ‘Këtu pushon politikani i ndershëm’ –  tha mos janë dy, se politikan dhe i ndershëm s’ka

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj fjalimeve të disa deputetëve të Vetëvendosjes, lidhur me ‘humanizmin dhe tregtinë’.

“Ai që ka shku te një varr, dhe e ka pa epitafin e shkrumë: këtu pushon trupi i një politikani të ndershëm, tha a janë një a dy këtu, se tha edhe politikan edhe i ndershëm është vështirë me qenë. Edhe tregtar edhe humanist, është vështirë me qenë, sepse tregtari blen ma lirë e shet ma shtrenjtë”, tha Haliti.

Këto komente ai i bëri teksa Kuvendi po debaton lidhur me Projektligjin që rregullon çmimin e barnave dhe pati disa pyetje për ministrin e Shëndetësisë, shkruan Periskopi.

“Ne e kemi tregun e liberalizumë ne Kosovë, dhe nuk e di a bimë ndesh me Kushtetutën nëse përpiqemi me i centralizu çmimet. Zoti ministër, sa kompani i keni të licencume për import të ilaçeve në Kosovë, dhe a i keni inspetu këto farmacitë tona, barnatore që po i quajmë ne”, tha Haliti./Periskopi

Shpërndaje në: