Haliti: Unë për vete s’marr asnjë përgjegjësi për kohën kur PDK ka qenë në Qeveri

Haliti: Unë për vete s’marr asnjë përgjegjësi për kohën kur PDK ka qenë në Qeveri

Xhavit Haliti i PDK-së, ka dalë kundër përplasjeve mes partive politike në Kuvend, lidhur me cështjen e energjisë elektrike. Deputetë të pozitës dhe pozitës, janë përplasur kryesisht edhe për pagesën e rrymës në veri.

Ai ka thënë se kritikat nuk duhet të jenë për njëri-tjetrin, por për Qeveritë.

“Unë mendoj që është e gabueshme sepse partitë nuk vendosin bash asnjë send për vendin, partitë qeverisin dhe qeveritë janë përgjegjëse. Mendoj që është mirë me i saktësu gjërat, kush është korruptu, kush ka gabu, nuk jemi na këtu ata që mendojmë që t’gjithë jemi engjëj këtu, ka gabime të meta po hajde ti rregullojmë. Liberalizimi i energjisë duhet të rregullohet por me rregulla dhe kosto që është në interest ë vendit. S’po më pëlqen ky debat, partia jeme, partia jote. Unë për vete s’marr asnjë përgjegjësi për kohën kur ka udhëheq PDK ose kur ka qenë në qeveri. Politika i ka kriju qeveria, i ka miratu parlamenti politikat e qeverive”, ka thënë Haliti./Periskopi

Shpërndaje në: