Hallakamë të Milani
Mediat italiane së fundi është raportuar për një sherr mes trajnerit Vincezo Montella dhe sulmuesit Carlos Bacca.
Ky i fundit u zëvendësua 15 minuta para fundit të ndeshjes kundër Sampdorias.
Kjo është bërë shkak i debatit të fortë mes trajnerit dhe lojtarit, ku e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka zbardhur fjalët e kolumbianit drejtuar Montellas.
“Pse gjithmonë unë? Është e papranueshme”, ka thënë lojtari.



