Hallgrimsson: Kosova ka kulturë të nxjerrjes së talentëve më shumë se Islanda
Islanda ka bërë befasinë më të madhe të kampionatit evropian të futbollit, “Franca 2016”.
Synim të radhës Islanda e ka të mos befasohet në ndeshjen e ardhshme eliminatore për botërorin “Rusia 2018”, që e zhvillon më 24 mars ndaj Kosovës në Shkodër të Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.
Islanda e Kosova i kanë luajtur nga katër ndeshje në kuadër të Grupit I. Derisa Kosova është e fundit me një pikë dhe thuajse pa gjasa për kualifikim në botëror, Islanda është e treta me shtatë pikë dhe e synon kualifikimin në “Rusia 2018”.
Do të ishte ky një sukses tjetër i jashtëzakonshëm i shtetit më të vogël që është kualifikuar në një ngjarje të madhe futbolli. Shteti ishull, Islanda, ka rreth 330 mijë banorë dhe sipërfaqe prej 103 mijë kilometrash katrorë.



