Hamilton favorit në Rusia GP, Verstappen do të niset nga pozita e fundit

Hamilton favorit në Rusia GP, Verstappen do të niset nga pozita e fundit

Lewis Hamilton do të jetë favoriti kryesor për triumfin në Grand Prix të Rusisë.

Formula 1 do të vazhdojë të dielën me garën e madhe të Rusisë, ku tashmë favoriti kryesor është piloti britanik, Lewis Hamilton.

Nesër do të zhvillohen edhe kualifikueset për garën e madhe, mirëpo qysh sot dihet një gjë: Max Verstappen do të niset nga pozita e fundit, përcjell Periskopi.

Kjo vjen pas dënimit që Formula 1 ka dhënë për pilotin holandez dhe skuadrën e Red Bull.

Red Bull ndërroi motorrin e makinës së Verstappen, si dhe bëri disa modifikime të tjera, duke bërë që të pasojnë sanksione nga F1.

Verstappen do të niste tri pozita më keq se kualifikueset pas aksidentit që shkaktoi në Monza, por vendimi i fundit bën që ai të niset nga pozita e fundit. /Periskopi/

Shpërndaje në: