Hamilton kampion edhe jashtë pistave: Mesazh të ngrohtë për shokun e ri të skuadrës te Mercedes

Hamilton kampion edhe jashtë pistave: Mesazh të ngrohtë për shokun e ri të skuadrës te Mercedes

Lewis Hamilton është treguar një kampion i vërtetë edhe jashtë pistave të Formula 1.

Sot, skuadra e Mercedes ka njoftuar se George Russell do të jetë piloti i Mercedes për vitin 2022, pasi Valtteri Bottas konfirmoi se do të largohet.

Menjëherë pas njoftimit të Mercedes për Russell, një reagim erdhi edhe nga kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, i cili dikur ka qenë idhull për Russell.

“Dua të marr këtë moment për t’i uruar mirëseardhje në skuadër George  Russell. Përmes punës së fortë ai ka fituar vendin e tij”, ka thënë Hamilton, përcjell Periskopi.

“Pres të shoh se si rritet ai si pilot me këtë skuadër të shkëlqyer. Shihemi vitin tjetër”, ka shkruar britaniku.

Hamilton ka shkruar historinë me skuadrën e Mercedes. Ai mund të jetë një mentor i mirë për George Russell. /Periskopi/

Shpërndaje në: