Hamilton nuk ka shpëtuar pa dëmtime në aksidentin e sotëm, flet për problemet që po i paraqiten

Hamilton nuk ka shpëtuar pa dëmtime në aksidentin e sotëm, flet për problemet që po i paraqiten

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, është përfshirë në një aksident të rrezikshëm sot.

Aksidenti përfshiu atë dhe Max Verstappen të Red Bull, por të dy pilotët arritën disi të shmangnin më të keqën.

Megjithatë, britaniku ishte më i rrezikuar dhe ka probleme edhe pas përplasjes. Në një video të xhirimit të ngadalësuar shihet se si rrota e Verstappen shkoi mbi kokën e Hamilton. Kështu, ai ka marrë goditje të fortë.

“Qafa ime është e mpirë, e vërej pas tejkalimit të adrenalinës. Ishte një goditje në kokë dhe kam dhimbje të madhe në kokë. Por, po bëj mirë”, ka thënë Hamilton, përcjell Periskopi.

“Janë ditët si këto ato që më kujtojnë sa me fat jam”, shtoi ai.

Hamilton dhe Verstappen të dy përfunduan garën para kohe. /Periskopi/

Shpërndaje në: