Hamiti: Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm

Hamiti: Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti i ftuar në emisionin Prime Time ka thënë se dështimi eventual për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm për Kosovën.

“Në asamblenë e Këshillit të Evropës, kanë thënë se e duan Kosovën në KE, në punët e jashtme duhet me pa kush vendos dhe qeveria si qeveri i një shteti sovran dhe të pavarur, që ka mundësi marreje dhe dhënie me vendet mike, si Gjermanin, dhe Francën duhet ta ketë sqaruar, dhe prej deklaratave që dha zëvendëskryeministri ai e tha se është në bashkëpunim me partnerët, tash do të shohim”, tha Hamiti.

Hamiti ka thënë se do të ishte e gabuar të aplikohej pa marrë përkrahjen e shteteve mike, dhe se dështimi eventual për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm për Kosovën.

“Do të ishte e gabuar të aplikohej pa marrë përkrahjen e shteteve mike, dhe se dështimi eventual për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm për Kosovën, sepse shtetet e tjera do të kuptonin se kemi aplikuar dhe se kemi menduar mirë këto punë, para se të aplikosh duhesh të kesh bërë punë të madhe, dhe ti kesh siguruar 2/3, në rastin tonë të më shumë se 31 vendeve”, deklaroi Hamiti në Kanal10.

Shpërndaje në: