Hamiti: Qeveria Kurti e dobët në diplomaci – Skandalet i minimizojnë e thonë ‘s’janë gjë’

Hamiti: Qeveria Kurti e dobët në diplomaci – Skandalet i minimizojnë e thonë ‘s’janë gjë’

Profesori dhe njohësi i politikës së jashtme, Muhamet Hamiti ka komentuar qeverisjen Kurti, duke thënë se nuk është e aftë në sferën dipolmatike, por nuk përjashtoi as fushat e tjera.

Ai këto komente i bëri në një intervistë për Periskopin, ku kritikoi ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schëarz dhe zv.kryeministin Besnik Bislimi.

Hamiti i cili është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së tha se skandalet që po bëhen në diplomacinë e jashtme mund të ketë ende në vazhdim, pasi sipas tij ato nuk po dënohen nga askush.

“Thënë shkurt, ka performancë të dobët në politikën e jashtme kjo Qeveri e drejtuar nga Kurti. Rezultate nuk ka në asnjë fushë. Skandale po, të cilat, për fat të keq, përpiqen t’i minimizojnë, duke thënë thjesht ‘s’janë gjë’, që lë mundësinë që ato të vazhdojnë pa u gjykuar apo sanksionuar prej kujt. Ministresha e jashtme Gërvalla- Schëarz dhe zv.kryeministi Bislimi, që drejton dialogun, nuk kanë dëshmuar kompetencë në punën e vet”, tha Hamiti për Periskopin.

INTERVISTË/ Muhamet Hamiti: Albini nga opozitar i poezisë ka zbritur në pushtetar të prozës së dobët

 

Shpërndaje në: