Hamza: Agim Bahtiri po i serviloset Sami Lushtakut, askush nuk mund të më përzihet

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se nëse bëhet kryetar i Komunës, askush nuk mund t’i përzihet në qeverisje, duke përfshirë edhe Sami Lushtakun.

Analistja Donika Kadaj Bujupi i bëri pyetje Hamzës se a mund të ketë ndërhyrje nga komunat fqinje në rast se Hamza i fiton zgjedhjet.

“Në rast të fitores suaj, a do të qeverisni ju, apo do të ketë ndërhyrje nga komunat fqinje? Sepse trumbetohet se disa eksponentë kanë qeverisur me disa komuna…”

Megjithatë, ende pa e përfunduar pyetjen, Hamza tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë nga askush, e as nga Sami Lushtaku.

Madje Hamza tha se Agim Bahtiri po i serviloset Sami Lushtakut.

Shpërndaje në: