Hamza anulon tubimin në Vjenë, pas sulmit në Zubin Potok

Hamza anulon tubimin në Vjenë, pas sulmit në Zubin Potok

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ka anuluar tubimin e tij në Vjenë të Austrisë.

Atje ai do të takohej me bashkatdhetarë, të cilëve iu kërkon falje për mungesën, transmeton Klankosova.tv.

“Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme”, ka shkruar Hamza në Facebook.

“E di se bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne, siç jam i sigurt që do të takohemi së shpejti në ditë më të mira për qytetarët tanë, mërgatën dhe Kosovën. Ju falënderoj për mirëkuptimin!”.

Shpërndaje në: