Hamza: Asnjëherë nuk është diskutuar që unë të jem kandidat për kryeministër

Hamza: Asnjëherë nuk është diskutuar që unë të jem kandidat për kryeministër

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur rreth diskutimeve për emrin e kandidatit për kryeministër nga partia ku ai bën pjesë.

Ai ka mohuar se ndonjëherë është diskutuar që ai të jetë kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Asnjëherë nuk është diskutuar që unë të jem kandidat për kryeministër, as brenda partisë dhe as jashtë. Nuk mundet dikush të thotë se e kemi diskutuar këtë çështje me Bedri Hamzën, përveç se një zyrtar i PDK-së këtu në emision tek ju, zotri Tahiri e ka përmendur emrin tim si mundësi, por të nesërmen ne kemi dalur publikisht me emrin e Enver Hoxhës”, ka thënë Hamza në T7, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se PDK-ja gjithmonë e propozon për kryeministër kreun e partisë, ndërsa është shprehur optimist për përkrahjen që Hoxha gëzon nga votuesit./Periskopi/

Shpërndaje në: