Hamza i përgjigjet akuzave të Bahtirit: Kur nuk ke rezultate e hargjon kohën me sende të paqena

Hamza i përgjigjet akuzave të Bahtirit: Kur nuk ke rezultate e hargjon kohën me sende të paqena

Kandidati për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri pasi ky i fundit tha se nëse ke të bësh me PDK’në atherë përfundon në arkivol.

Hamza ka thënë se Bahtiri duhet të japë përgjgjësi për akuzat e bëra dhe gjithashtu duhet të japë përgjegjësi për qeverisjen e vetë sidomos katër vitet e fundit.

“Bahtiri duhet të japë përgjegjësi për qeverisjen e vetë sidomos katër vitet e fundit. Nëse ka pasur grupe kriminale, kriminelët kanë emër dhe mbiemër dhe nëse e fsheh krimin, je pjesmarrës në krim, nëse dikush ka përfundu në arkivol ka emër dhe mbiemër dhe unë besoj në organet e drejtësisë. Për konsum politik e fushatë zgjedhore janë cështje tjera.

“Nëse ka konkrete dicka të tillë duhet t’i denoncojë në polici. Duhet të kesh dokument që ti e ke dorëzuar rastin në polici. Kur nuk mundesh të folësh për rezultate e hargjon kohën me sende të paqena”, është shprehur Hamza.

 

Shpërndaje në: