Han viziton sot Beogradin
Krahas Vuçiqit, Han do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daciq, si dhe me studentë dhe përfaqësues të bashkësisë akademike, transmeton Tanjug.
Marrëveshja për mbështetje nga BE-ja për transformim thelbësor të administratës publike serbe është në vlerë prej 80 milionë eurosh, njoftoi delegacioni i BE-së në Serbi.
Dokumentin, siç theksohet në kumtesën e delegacionit të BE-së, do ta nënshkruajë ministrja e angazhuar për Integrime Evropiane në Qeverinë serbe Jadranka Jaksimoviq dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në KE, Xhenoveva Ruiz Kalavera.
Para vizitës, eurokomisari Han deklaroi se “Serbia i përket familjes të BE-së dhe bën progres të konsiderueshëm në drejtim të qëllimit të saj strategjik, anëtarësimit në BE”.



