Hana: Në parkun e Arbërisë do të mbjellim pemë në nderim të sakrificës së të rënëve për liri

Hana: Në parkun e Arbërisë do të mbjellim pemë në nderim të sakrificës së të rënëve për liri

Kandidati për Kuvendin Komunal në Prishtinë, Agon Hana ka thënë se zotim i kandidatit për kryetar të Kryeqytetit, Daut Haradinaj dhe i tij për “Parkun e Lirisë” në lagjen Arbëria, është mbjellja e pemëve për secilin martir dhe dëshmorë të Kosovës, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë e Atdheut.

Këtë e ka bërë të ditur vet Hana përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Parku i Lirisë në lagjen Arbëria është zotim i kandidatit për kryetar z. Daut Haradinaj dhe i imi si kandidat për Asamble Komunale në Prishtinë. Do të mbjellën pemë për secilin martir dhe dëshmor të Kosovës, për sakrificën e tyre në luftën e fundit. Në mes të parkut do të ndërtohet një amfiteatër me shtëpiza të cilat do ipen në shfrytëzim të grave të veja, për ekspozimin dhe shitjen e produkteve vendore. Secila pemë do të identifikohet me emrin, mbiemrin dhe biografinë e shkurtër të dëshmorit apo martirit, përmes një pllake të veçantë”, ka shkruar Hana.

Ai ka thënë se kjo ka qenë iniciativë e kahmotshme e pushteteve të kaluara, ndërsa do të jetësohet sa më parë.
“Kjo iniciativë e kahmotshme e kryetarëve të mëparshëm e cila nuk është jetësuar ende, duhet të implementohet sa më parë!”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: