Hana: Përmes ‘Quality Control do ta përmirësojmë jetën në kryeqytet

Periskopi.com Lajme

Kandidati i AAK-së për asamblenë komunale në Prishtinë, Agon Hana ka shpalosur një pjesë të programit të Daut Haradinajt. Përmes profilit të tij në facebook, Hana ka thënë se në qeverisjen e Daut Haradinajt do të formohet departamenti i kontrollimit të kualitetit të jetesës dhe mirëqenies së banorëve.

Sipas Hanës, ky ekip duhet të inspektojë lagjen Arbëria si dhe çdo lagje tjetër çdo muaj rregullisht si dhe pas çdo ndërhyrje infrastrukturore. Pra, inspektohet asfallti, rryma, uji dhe të tjera, për të konstatuar gjendjen momentale në të cilën jetojnë banorët e lagjes.

Njoftimi i plotë i Hanës:

Kontrollimi i kualitetit të jetesës së banorëve (Quality Control)

Në nivel komunal duhet të ekzistojë një departament i kontrollimit të kualitetit të jetesës dhe mirëqenies së banorëve.
Ky ekip duhet të inspektojë lagjen Arbëria si dhe çdo lagje tjetër çdo muaj rregullisht si dhe pas çdo ndërhyrje infrastrukturore. Pra, inspektohet asfallti, rryma, uji dhe të tjera, për të konstatuar gjendjen momentale në të cilën jetojnë banorët e lagjes.

Ky ekip do ketë autorizim të inspektojë dhe mbyll lagjen në raste të rrezikshmërisë së shkaktuar për shkak të punës së dobët të kompanive gjegjëse, si dhe të kërkojë përgjegjësi në raste kur kualiteti i jetesës së banorëve nuk është në standardin e kërkuar.

Duke kontrolluar kualitetin e jetesës së banorëve ne drejtpërdrejtë ndihmojmë në përmirësimin e saj!

AAK 121✔️
Agon Hana 50✔️

#eparaprishtina
#punamare

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10220648702676267&id=1496374006

Shpërndaje në: