Handicap Kosova arrinë marrëveshje me shkollën gjermane “Loyola” për mbështetjen në arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Handicap Kosova arrinë marrëveshje me shkollën gjermane “Loyola” për mbështetjen në arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Handicap Kosova kanë arritur marrëveshje me Shkollën Gjermane “Loyola” që Edison Berisha të jetë i pranuar dhe të ndjek mësimin e rregullt në këtë shkollë.

Me angazhimin maksimal të Koordinatores së zyrës – Handicap Kosova Dega Prizren, znj. Erblina Kallabaku dhe kryetares znj. Egzona Hoxhaj, është arritur një marrëveshje mes Handicap Kosova dhe Shkollës Gjermane Loyola, që fëmija përfitues i “Handicap Kosova”, Edison Berisha është zyrtarisht i pranuar në këtë shkollë dhe do të ndjek mësimin e rregullt.

Handicap Kosova shprehen mirënjohës ndaj drejtorit ekzekutiv z. Elias Koller dhe gjithë stafit udhëheqës të shkollës “Loyola” që kërkesa e tyre morri mbështetjen e tyre dhe bashkarisht po kontribuojnë në arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Shkolla gjermane “Loyola” është “Shkollë partnere e Republikës Federale të Gjermanisë”. Ideja e kësaj shkolle është që rinia kosovare të mos rritet në një atmosferë me kufizime, ndarje, urrejtje dhe pa perspektivë. Gjimnazi “Loyola” është një gjimnaz klasik, me një konvikt për vajza dhe një konvikt për djem. Gjuhët në gjimnazin “Loyola” janë: gjermanishtja si gjuhë e huaj, latinishtja dhe anglishtja.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: