HANDIKOS ju fton t’i bashkoheni marshit të tyre për 1 Mars në sheshin e Prishtinës (Video)

Periskopi.com Lajme

HANDIKOS më 1 Mars po e shënon Ditën Ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës me moton ”Mos ma kufizo lëvizjen!”.

Në këtë datë HANDIKOS ka organizuar një marsh përgjatë sheshit të Prishtinës dhe disa aktivitete të tjera.

HANDIKOS u bënë thirrje të gjithëve që të bashkohen në këtë ditë.

Pjesë e këtij marshi është planifikuar të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë. Motoja e këtij marshi do të jetë “Mos ma kufizo lëvizjen”, që është planifikuar të mbahet të dielën.

Njoftimi i plotë:

Ftesë

Më 1 mars 2020 (e diele), po e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, me moton ‘’Mos ma kufizo lëvizjen’’.#Diledheti marsho me ne në sheshin e Prishtinës.Ju presim të na bashkoheni!#Mosmakufizolëvizjen

Gepostet von HANDIKOS am Mittwoch, 26. Februar 2020

 

 

Shpërndaje në: