Hani i Lumezit: Albin Kurti për fushatë me xhipa të zi ‘bllokon’ qytezën sa troha

Hani i Lumezit: Albin Kurti për fushatë me xhipa të zi ‘bllokon’ qytezën sa troha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë më shumë kryetar i Vetëvendosjes gjatë kësaj periudhe të fushatës që përkohësisht merr fund sonte në orën 24:00. Kurti sot ka qenë në një qytezë sa troha të quajtur Han i Elezit, e ku nuk kanë munguar as xhipat e zinj.

Marrë parasysh territorin e vogël në të cilin shtrihet kjo komunë me vetëm 10 mijë banorë, urojmë që të mos ketë pasur probleme serioze me trafikun shkaku i katër-pesë xhipave të kryeministrit Kurti.

Në Han të Elezit, që na e përkujton ngapak Elez Blakajn – prokurorin që Kurti kishte premtuar se do ta kthente në Kosovë – ai ka promovuar kandidaturën e Sherif Berishës për kryetar të kësaj komune, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, pa fushatë dhe fare në formë modeste, Hani i Elezit vazhdimisht është fituar nga kandidati i pavarur Rufki Suma.

Në këtë qytezë, Kurti ka kërkuar që të mos degradohet Lumi Lepenc.

 

Shpërndaje në: