Hapat për një procedurë peeling në shtëpi; Rezultati i njëjtë sikur të shkonit në klinikë

Hapat për një procedurë peeling në shtëpi; Rezultati i njëjtë sikur të shkonit në klinikë

Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, qeska e rrathë të zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha pa pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo femër. Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike. Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie. Living ju njeh me të gjithë hapat që duhet të ndiqni për të eleminuar pikat e zeza në kushte shtëpie:

HAPI I PARË

Scrub me kos dhe kafe: Sigurisht që kombinimi i kosit dhe kafesë nuk është aspak një ide tunduese për t’u provuar gjatë ditës, me përjashtim të ndonjë ëmbëlsire. Megjithatë hapi i parë për të eleminuar pikat e zeza nga lëkura, është ta pastroni atë duke krijuar një eksfoliant të shkëlqyer natyral që eleminon qelizat e vdekura nga fytyra.

HAPI I DYTË

Maskë me aspirinë, vezë dhe limon: Maska e mëposhtme është një ndër maskat më efektive për eleminimin e pikave të zeza, të cilën e rekomandojnë gjerësisht edhe estetistët. Shtypni me kujdes 4 aspirina dhe bashkojini me 2 lugë gjelle lëng limoni duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni 2 të bardha veze. Acid salicilik që gjendet tek aspirina dhe acidi citrik i limonit pastrojnë në thellësi lëkurën dhe eleminojnë pikat e zeza. Pasi keni përzier të gjithë ingredientët vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Shpërndaje në: