Hapen qendrat e votimit në Drenas (FOTO)
Është hapur po ashtu edhe qendra kryesore e votimit në Drenas, në Shkollën Fillore “Rasim Kiqina”, ku votuesi i parë ka votuar në orën 7:14 minuta, njofton Klan Kosova.
Tek kjo qendër vendvotimi janë disa qytetarë të cilët po presin për ta realizuar të drejtën e tyre të votës.
Klankosova.tv sot gjatë gjithë ditës do të ju informojë për të gjitha detajet që do të ndodhin në Drenas.







