Hapet aktakuza për Bendtner, shikoni se çfarë ka bërë danezi

Hapet aktakuza për Bendtner, shikoni se çfarë ka bërë danezi
Ish-sulmuesi i Juventusit, Nicklas Bendtner është duke u hetuar pas një incidenti me një taksist.

Sulmuesi danez është arrestuar muajin e kaluar pasi ishte raportuar në polici nga një vozitës taksie.

Tani, Reuters shkruan se avokati i taksistit, Mette Grith Stage thotë se rasti në fjalë është duke u hetuar.

Por, edhe taksisti është duke u hetuar, pasi që kishte gjuajtur Bentner me një gjësend.

Megjithatë, të dyja palët janë duke i mohuar akuzat në fjalë.

Bentner ka bërë 11 paraqitje për Juventusin në huazim gjatë sezonit, 2012/13, por dështoi të shënojë.

Shpërndaje në: