Hapet fabrika për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë

Hapet fabrika për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sot u përurua fabrika e re për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Ai tha se ky investim kap vlerën prej 130 milionë eurove.

Postimi:

Nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit se përurimi i një investimi të ri, fabrikës së re për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Përgëzova mikun tim Lazim Destanin që në bashkëpunim me Qeverinë do ta realizojnë këtë investim prej 130 milionë eurove duke mundësuar hapjen e 890 vendeve të reja të punës.

 

 

Shpërndaje në: