Hapet grup për ta ndihmuar Prindonin t’i bëj 396 euro: Propozohet edhe marsh

Hapet grup për ta ndihmuar Prindonin t’i bëj 396 euro: Propozohet edhe marsh

Pasi Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, kishte marrë 396 euro nga shteti i Kosovës në mënyrë që të shërohej nga Covid-19 kanë plasur talljet në rrjetet sociale të Internetit.

Sadriu, i cili i merr në formë pagash mbi 36 mijë euro në vit, dhe gruaja e tij presidente 33 mijë, nuk ka ngurruar t’i kërkojë cent më cent paratë për t’u shëruar pas infektimit.

Tashmë është hapur një grup në Facebook në të cilin bëhet thirrje që të ndihmohet z. Sadriu që t’i bëj edhe 396 euro të tjera, përcjell Periskopi.

“Prindoni, eshte zotriu i pare i Kosoves. Burri i Presidences.

Sikurse shume qytetare, edhe ai e ka kaluar Covid. Por jo sikurse shumica e qytetareve, ai ka kerkuar te sherhoet me para publike.

70.000€ te hyra vjetore ne familje nuk ia mbulojne faturen e 396€.” – shkruhet në përshkrimin e grupit.

Madje, aktivisti Flamur Fluri ka propozuar edhe mbajtjen e një marshi për mbështetjen e z. Prindon.

Për t’u bërë pjesë e grupit, ju ftojmë të klikoni KËTU. 

Shpërndaje në: