Hapet konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK

Hapet konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK

Është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Hapjen e konkursit e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një konferencë për medie të mbajtur të enjten.

Mehaj tha se ky konkurs është për rektutimin e numrit më të madh të ushtarëve. Ai u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë.

Ndërkohë që është zotuar se do të ketë proces fer deh transparent në lidhje me konkursin për ushtarët e rinj.

“Sot zyrtarisht shpallim konkursin e 840 ushtarëve të rinj. Ky është konkursi për pranimin më të madh të ushtarëve. Njoftoj të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës që të bashkohen. FSK ju garanton proces fer dhe transparent”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: